Dinamo Zagrebi i është afruar kreut të tabelës ku është Hajduku i Splitit, pas fitores 1:0 në udhëtim te Slaven Belupo të dielën mbrëma.
Skuadra e madhe kroate e fitoi ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit elitar kroat falë golit që e shënoi sulmuesi kroat, Luka Stojkoviq.
Nga minuta e 23-të vendësit luajtën pa Ivan Çubeliqin, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Arbër Hoxha luajti te Dinamo nga minuta e 73-të.
Dinamo ka 42 pikë në vendin e tretë, gjashtë më pak se Hajduku lider.