Borussia Dortmundi po kthehet te rezultatet pozitive.

Të shtunën skuadra e Dortmundit fitoi 2:0 në udhëtim ndaj St. Paulit. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Bundesligës.

Ndeshja u vendos në fillim të pjesës së dytë. Serhou Guirassy shënoi në minutën e 50-të, ndërsa Karim Adeyemi në minutën e 58-të.

Për Dortmundin është fitorja e dytë rresht në Bundesligë.

Mban vendin e dhjetë në kampionatin gjerman me 35 pikë. St. Pauli është i 15-ti me 21 pikë.

Edhe në ndeshjet tjera të së shtunës fitore shënuan skuadrat mysafire. Hoffenheimi fitoi 1:0 ndaj Bochumit, Borussia Moenchengladbachu e mposhti 3:0 Heidenheimin, Mainzi fitoi 2:1 ndaj Leipzigut, kurse Wolfsburgu fitoi 2:1 ndaj Werder Bremenit.