Skuadra e Dritës nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Drita të dielën pasdite e mposhti në shtëpi Ferizajn me rezultatin 2:0. 

Me fitore skuadra gjilanase ka bërë tjetër hap pozitiv në garën për titull.  Albert Dabiqaj ishte realizatori i golit të parë në minutën e 57-të. 

Goli përfundimtar u shënua nga Veton Tusha në minutën e 70-të.  Për Dritën ishte ndeshja e shtatë rresht pa humbje në të gjitha garat. 

Ndërsa për Ferizajn ishte disfata e dytë rresht. 

Drita mbetet lider me 50 pikë. 

Ballkani është në pozitën e dytë me 37 pikë.  Ferizaj e zë vendin e shtatë me 26 pikë.