Trajneri i Dinamo Bukureshtit, Zhelko Kopiq, ka njoftuar të dielën se Astrit Selmani dhe Josue Homaëoo, do të largohen në verë nga skuadra, shkruan “Prosport.ro” të dielën.
Tekniku kroat ka theksuar se kjo dyshe duhet ta shfaqë më të mirën në plejof, në mënyrë që të bëjnë lëvizje të madhe në verë.
Për Selmanin u fol shumë se do ta vazhdojë kontratën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Kam folur me Astritin dhe Josuen. Vendimi i tyre është të mos e vazhdojnë kontratën me Dinamon. Ata duhet të shfaqin tani në plejof çfarë mund të bëjnë, në mënyrë që të bëjnë lëvizje në verë. Është mirë që jemi në plejof, është mirë edhe për Dinamon që të jetë në plejof pas 7-8 vjetësh”, ka deklaruar trajneri Kopiq.
27-vjeçari Selmani, që ka pesë paraqitje e një gol të shënuar me Kosovën, është golashënuesi më i mirë i Dinamos.
Në 29 paraqitjet e edicionit aktual, ai i ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.