Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thurur lavde për skuadrën e Liverpoolit.

Enrique deklaroi se Liverpooli është skuadra më në formë në Evropë. 

Parisi të mërkurën nga ora 21:00 do të jetë mysafir i Liverpoolit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

“Tani duhet të mendojmë për dy ndeshjet kundër Liverpoolit. Liverpoolit është skuadra më në formë në Evropë, si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në mënyrën se si luan. Kjo ndeshje mund të ishte një finale e ‘Championsit. Kështu që ne do të përpiqemi të luajmë në maksimumin tonë”, ka thënë Enrique.

Parisi është lider në kampionatin francez me 62 pikë.

Lider është edhe Liverpooli në elitën e futbollit anglez me 67 pikë.