Roma e ka shënuar fitoren e katërt rresht në Serie A.
Ndërsa është e pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në ligë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Claudio Ranieri, Roma të dielën e mposhti Comon në shtëpi me rezultatin 2:1.
Lucas Da Cunha realizoi gol në minutën e 44-t për t’i kaluar në epërsi mysafirët.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 61-të me golin që e shënoi Alexis Saelemaekers.
Artem Dovbyk e realizoi golin e fitores për Romën në minutën e 76-të.
Como nga minuta e 63-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Marc Oliver Kempf u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Te Como nga minuta e 56-të në lojë u inkuadrua Mërgim Vojvoda.
Roma ka 43 pikë kurse Como ka 28 pikë.