Futbollistët e skuadrës së St. Gallenit i kanë dal në përkrahje mesfushorit të Kosovës, Betim Fazlijit pas lëndimit të rëndë që e pësoi. 

Futbollistët e St. Gallenit para ndeshjes me Winterthurin në fanellë e kanë pasur foton e Fazlijit me përshkrimin “një ekip një familje”. 

St. Galleni është duke u mposhtur nga Winterthuri me rezultatin 3:0 pas pjesës së parë. Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të elitës së futbollit zviceran. 

25-vjeçari Fazliji fundjavën e kaluar e këputi sërish ligamentin kryqëzor të gjurit në duelin ndaj Baselit.