Nazmi Gripshi e ka shënuar golin e parë në kampionatin elitar të Kazakistanit me Astanan në edicionin e ri.
Në kuadër të xhiros së dytë, Astana e mposhti 2:0 në udhëtim Kyzylzharin.
Gripshi e shënoi golin për 2:0 në minutën e 42-të, ndërsa luajti deri në minutën e 67-të.
Astana ka katër pikë në dy ndeshje.