Hajduku i Splitit e ka shfrytëzuar gabimin e Rijekës.

Skuadra e Hajdukut të Splitit e mposhti Goricën të dielën pasdite në shtëpi me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit kroat.

Hajduku me fitoren që e shënoi del në vendin e parë me 48 pikë.

Rijeka e lëshoi pozitën e parë në tabelë pasi të premten u ndal në barazim 1:1 nga Shibeniku.

Aktualisht ka një pikë më pak se Hajduku dhe renditet në pozitën e dytë.

Jan Mlakar i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 22-të.

Në minutën e 68-të, portieri kroat, Ivan Baniq, realizoi autogol për 2:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Martin Slogar në minutën e 92-të.

Agon Elezi e kompletoi ndeshjen te Gorica kurse Adrion Pajaziti u paraqit deri në minutën e 75-të.

Medin Gashi ishte në bankën e rezervistëve.

Gorica është në pozitën e parafundit me 24 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.