Skuadra spanjolle, Racing Stantander, e ka nderuar ish-mesfushorin Nico Hidalgo, i cili vdiq nga kanceri i mushkërive në moshën 32-vjeçare, shkruan “BBC” të shtunën.
Hidalgo luajti 73 ndeshje për Santanderin nga viti 2018 deri në vitin 2020.
Ai e nisi karrierën me klubin e Motrilit, para se t’i bashkohej Granadas ku luajti për ekipin e dytë.
Në gusht të vitit 2014 ai u transferua te Juventusi por menjëherë u huazua te Granada. Tjetër lëvizje në formë huazimi bëri te Cadizi.
Ai më pas iu bashkua Extramaduras në vitin 2020 por nuk luajti, dhe një vit më pas u diagnostikua me kancer të mushkërive. U pensionua më pas nga futbolli aktiv.