Ardon Jashari ishte prej më meritorëve në fitoren që e shënoi Club Brugge të dielën pasdite.
Club Brugge në udhëtim e mposhti Cercle Bruggen me rezultatin 3:1.

Mesfushori me tipare ofensive, Jashari, kontribuoi me një asistim në fitoren e Brugget.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit belg.

Reprezentuesi i Zvicrës, Jashari, asistimin e bëri te goli i parë që e shënoi Hans Vanaken në minutën e 26-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

Për 22-vjeçarin Jashari ky ishte asistimi i pestë këtë edicion.

Përpos pesë asistimeve, Jashari, ka kontribuar edhe me dy gola.

Club Brugge ka 56 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

Cercle Brugge është në pjesën e poshtme të tabelës me 32 pikë.