Galatasaray nuk ka mundur të fitoj më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Kasimpashas. 

Ndeshja e javës së 26-të të Superligës turke ndërmjet Kasimpashas dhe Galatasaray përfundoi me rezultat të barabartë, 3:3. 

Pjesën e parë Galata e mbylli me epërsi 1:0. Osimhen shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 12-të.

Por skuadra e Kasimpashas barazoi rezultatin nëpërmjet Mortadha Ben Ouanes në minutën e 52-të, kurse për 2:1 shënoi Josip Brekalo në minutën e 61-të. 

Tetë minuta më vonë Mario Lemina barazoi rezultatin, derisa Osimen shënoi një tjetër gol për epërsinë 3:2 të Galatasarayt. Ai shënoi në minutën e 71-të për rezultatin 3:2. 

Megjithatë, Kasimpasha nuk u dorëzua dhe shënoi golin e barazimit 3:3 nëpërmjet Haris Hajradinoviq.

Ai shënoi golin e tretë në minutën e 85-të nga penalltia.  

Galatasaray mbetet në vendi ne parë me 65 pikë, derisa Kasimpasha ka fituar 32 pikë nga 25 ndeshje.