Benjamin Kololli dhe Bastien Toma kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 27-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Kjo është bërë e ditur të hënën nga faqja “sport.ch”.

Kololli shkëlqeu të dielën duke kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren 2:1 të Sionit ndaj Luganos.

32-vjeçari Kololli në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime.

Ndërkoha Toma ishte prej më të mirëve në fitoren e St. Gallenit.

St. Galleni të shtunën mbrëma e mposhti Grasshopperin me rezultatin 3:1.

25-vjeçari Toma në edicionin aktual ka realizuar tri gola dhe ka bërë tetë asistime.