Golashënuesi i dytë më i mirë këtë edicion në Serie A, Moise Kean, më 23 shkurt pësoi lëndim në kokë.

Ai e humbi vetëdijen në fushë në disfatën që e pësoi Fiorentina nga Verona me rezultatin 1:0.

Kean u largua me barelë nga fusha.

Kean ka qëndruar disa ditë në spital dhe pas ekzaminimeve të fundit mjekësore është konfirmuar se qendërsulmuesi mund të kthehet sërish në stërvitje.

“Fiorentina ka kënaqësinë të informojë se pas rezultatit pozitiv nga testet që Moise Kean iu nënshtrua të hënën në mëngjes, pas lëndimit të kokës të pësuar gjatë ndeshjes ndaj Veronas, lojtarit i është dhënë e drejta për t’u rikthyer në aktivitetet e rregullta”, shkruan Fiorentina të hënën pasdite në faqen zyrtare.

25-vjeçari Kean në 30 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat ka 19 gola dhe dy asistime.