Bayer Leverkuseni mori goditje të rëndë në prag të ndeshjes me Bayernin, në një të tetën e finales së Championsit.

Të hënën është njoftuar që Florian Wirtz, që u lëndua të shtunën në ndeshjen ndaj Bremenit, do të jetë jashtë fushës për disa javë.

Wirtz është njëri prej lojtarëve kryesorë të kampionit gjerman, ndërsa ai ka lënduar ligamentin medial në kyçin e këmbës së djathtë.

Leverkuseni e luan të martën ndeshjen e kthimit me Bayernin. Ndeshjen e parë e humbi 3:0. Pa Wirtzin gjasat për avancim do të jenë edhe më të vogla.