Suspendimi prej katër ndeshjeve i Jose Mourinhos nga Federata e Futbollit e Turqisë është përgjysmuar pas apelit që ka bërë klubi i Fenerbahçes në lidhje me këtë çështje.
62-vjeçari portugez po ashtu ishte gjobitur me afro 42 mijë euro, por tani do të duhet të paguajë vetëm afro 15 mijë euro.
Mourinho kishte thënë të enjten se do të ankohet për dënimet të cilat ishin për dy çështje të ndryshme disiplinore, pas barazimit pa gola me Galatasarayn.
Ai ishte dënuar për fyerje të gjyqtarëve të Turqisë dhe racizëm në drejtim të zyrtarëve të Galatasarayt.
Ndeshjen ndaj Galatasarayt e kishte referuar slloveni Slavko Vinçiq, pas kërkesës së të dy klubeve.
Por, gjyqtari i katërt ishte turk. Mourinho kishte kritika për të në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Mourinho do të mungojë ndaj Antalyasporit, ndërsa nuk ishte në Kupën e Turqisë ndaj Gaziantepit.