Napoli ka lënë prapa serinë negative të rezultateve në Serie A. Të dielën pasdite, Napoli mposhti Fiorentinën me rezultatin 2:1.
Ishte fitorja e parë e Napolit pas katër barazimeve e një humbje. Fitoren e fundit e shënoi ndaj Juventusit me rezultat 2:1.
Rol të rëndësishëm në fitoren e Napolit luajti sulmuesi Romelu Lukaku. Ai fillimisht shënoi golin e parë në minutë ne 26-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të shënuar nga Giacomo Raspadori në minutën e 60-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kompletoi ndeshjen, ndërsa ishte prej mbrojtësve më të notën më të lart te Napoli.
Pas gjashtë minutash, Albert Gudmundsson shënoi golin e nderit për Fiorentinën.
Napoli zë vendin e dytë me 60 pikë, derisa Fiorentina në vendi ne shtatë me 45 pikë.