Hajduku i Splitit ka shënuar gol në minutën e 91-të për të shmangur humbjen nga Dinamo Zagrebi.

Derbi më i madh i futbollit kroat përfundoi 2:2. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 24-t, kurse u zhvillua të dielën në “Maksimir” të Zagrebit.

Martin Baturina e shënoi golin për 1:0 në të mirë të Dinamos në minutën e pestë.

Barton Franjiq shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 31-të. Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 48-të, skuadra zagrebase realizoi për 2:1. Realizator në minutën e 48-të ishte Ronael Pierre-Gabriel.

Në minutën e 61-të Dinamo mbeti me një lojtar më pak në fushë. Stefan Ristovski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Filip Krovinoviq barazoi në 2:2 në minutën e 91-të, ndërsa Niko Galeshiq i Dinamos u përjashtua në minutën e 102-të.

Arijan Ademi e Arbër Hoxha startuan te Dinamo.

Ademi u zëvendësua në minutën e 28-të për shkak të një lëndimi, ndërsa Hoxha la fushën në minutën e 66-të.

Dinamo mbetet prapa në garën për titull. Mban vendin e tretë me 39 pikë. Hajduku është i dyuti me 45 pikë, ndërsa Rijeka është lidere me 46 pikë.