Federata e Futbollit e Spanjës e ka suspenduar sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, me pesë ndeshje.

Ai është dënuar të mërkurën për fyerje ndaj gjyqtarit në elitën e futbollit spanjoll në vikendin që e lamë pas.

Correa u pa teksa e fyente referin pasi e ndëshkoi me karton të kuq për një faull të minutës së 88-të, në disfatën e Atleticos 2:1 nga Getafe të dielën.

Correas fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas rishikimit të situatës në VAR, u përjashtua direkt me të kuq.

Argjentinasi më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale.

Correa do të mungojë në Kupën e Mbretit dhe në La Liga, duke nisur që nga ndeshja e së dielës ndaj Barcelonës në shtëpi, në elitën spanjolle.

Atletico ka një pikë më pak se Barcelona dhe Real Madridi në ligën spanjolle.