Prishtina pati disa mundësi të mira për gol. Por portierit kroat i Llapit, Marijan Çoriq, ishte i pamposhtur në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Ai priti disa gjuajtje nga afërsia të lojtarëve të Prishtinës.

Ndeshja derbi e javës së 22-të të Superligës po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Prishtina është në garë për të siguruar një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane në edicionin 2025/2026, kurse Llapi mbijetesën. 

Prishtina është në vendin e pestë me 29 pikë, kurse Llapi i parafundit me 22 pikë.