Leonard Pllana e ka regjistruar asistimin e parë të edicionit aktual.

Sulmuesi i krahut që aktivizohet te skuadra e Gimpos në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut, asistoi në golin për 2:0, në minutën e 74-t.

Me këtë rezultat, Gimpo edhe e mposhti në udhëtim skuadrën Ansan Greeners, në kuadër të xhiros së tretë.

Pllana luajti në tërë pjesën e dytë.

Gimpo ka katër pikë në dy ndeshje.