Portieri i Prishtinës, Altin Gjokaj ka humbur sezonin. Në njoftimin e klubit Prishtina të hënën mbrëma, është bërë e ditur se Gjokaj ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes. “Portieri i ekipit tonë ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka dëmtim të meniskut të gjurit.

Në këtë mënyrë Gjokaj duhet ti nënshtrohet operimit dhe rrjedhimisht do ta humb pjesën e mbetur të sezonit. Gjokajt i urojmë rikthim sa ma të shpejtë në fushë”, shkruan në njoftimin e klubit Prishtina.

Portieri i talentuar iu bashkua Prishtinës në fund të vitit 2023 nga skuadra e Drenicës. Portieri 19-vjeçar nga Skenderaj sa ishte pjesë e Drenicës pati debutuar me vetëm 16 vjet në Superligë.

Portieri Gjokaj është pjesë e Shpresave të Kosovës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për grupmoshat e tjera të Kosovës.