Diant Ramaj pësoi gol nga mesfushori suedez Lukas Bjorklund në minutën e 43-të.

Bjorklund u asistua nga mesfushori tjetër që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Sefer Emini.

Dhe me rezultatin 1:1, u mbyll ndeshja e xhiros së 21-të e elitës së futbollit të Danimarkës mes Copenhagenit dhe Sonderjyskes.

Ramaj në portë te Copenhageni dhe Emini te Sonderjyske, e kompletuan ndeshjen.

Lirim Qamili te mysafirët u zëvendësua nga Olti Hyseni në minutën e 82-të.

Emini në 22 ndeshje në kampionat e në Kupë ka një gol të shënuar e tri asistime.

Copenhageni është i dyti me 41 pikë, një më pak se Midtjyllandi, kurse Sonderjyske ka 17 pikë në vendin e 10-të, në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.