Ndeshja ndaj Atletico Madridit do të jetë e 500-ta për Real Madridin në kupën evropiane, përkatësisht në garën elitare kontinentale për klube të futbollit.
Madridi është klubi i parë që arrin shifrën e 500 ndeshjeve në garën që tani njihet si Liga e Kampionëve. Real Madridi ka 15 trofe evropianë, që po ashtu është rekord.
Që kur nisi Kupa Evropiane në vitin 1955 asnjë ekip nuk ka arritur më shumë fitore, nuk ka luajtur më shumë në fazën nokaut dhe nuk ishte i përfshirë më shumë në turne se Real Madridi.
Bilanci i skuadrës mbretërore aktualisht është 301 fitore, 85 barazime e 113 humbje.
Madridi është i pari në listë edhe për gola të shënuar, 1101. Skuadra e madhe spanjolle ka edhe plot rekorde të tjera.