Pas disfatës së befasishme nga Betisi, Real Madridi është kthyer te fitorja në La Liga.

Të dielën mbrëma skuadra mbretërore fitoi 2:1 ndaj Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së 27-të.

Tani Real Madridi i ka 57 pikë, sa edhe Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atletico Madridi mban vendin e tretë me 56 pikë.

Ndeshja e Barcelonës me Osasunan, e planifikuar për të shtunën, është shtyr pasi vdiq mjeku i Barcelonës.

Kylian Mbappe ka vazhduar me formë të lartë. Ai kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin në minutën e 30-të.

Menjëherë në minutën e 34-të për 2:0 shënoi Vinicius Junior. Asistues ishte Luka Modriq. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë Pedro Diaz e shënoi golin për Rayo Vallecanon.

Ivan Balliu luajti prej minutës së 70-të për Rayo Vallecanon, që mban vendin e shtatë me 36 pikë.