Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, me skuadrën e Augsburgut kanë shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit gjerman.

Golin e fitores për Augsburgun e realizoi Jeffrey Gouweleeuw në minutën e 23-të.

Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 58-të kurse një minutë më herët u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Te Augsburgu mungoi qendërsulmuesi Mërgim Berisha për shkak të lëndimit.

Dortmundit iu anulua një gol i Julian Brandtit në minutën e 51-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Për shkak të pozitës jashtë loje edhe Augsburgut iu anulua një gol në minutën e 62-të.

Dortmundi ka 35 pikë në vendin e dhjetë.

35 pikë i ka edhe Augsburgu që renditet një pozitë më poshtë.