Së paku 30 për qind të buxhetit, Federatat sportive të Kosovës duhet ta shpenzojnë për aktivitetet sportive për vajza dhe gra.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit pas nënshkrimit të Memorandumeve me federatat sportive të kategorizuara. Vetëm federata e basketbollit, hendbollit, karatesë, notit, pingpongut dhe triatlonit kanë përmbushur obligimin siç e përcaktojnë dispozitat e reja ligjore të Ligjit për sport.
Gjashtë prej 38 federatave të kategorizuara të hënën kanë nënshkruar memorandum me MKRS-në. Federatat që nuk i janë përmbajtur qarkores së MKRS-së të datës 3 shtator të vitit të kaluar, do të duhet të harmonizojnë aktet e tyre normative me Ligjin për sport. Në të kundërtën, do t’u mohohet financimi nga buxheti i shtetit.
“Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga ministri”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.