Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka kompletuar ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas me Mallorcan, që barazoi të dielën në shtëpi me Alavesin.

Ndeshja përfundoi 1:1.

Muriqi i kishte tri raste të mira për shënim, por nuk e dërgoi topin në rrjetë.

Ai mbetet me gjashtë gola e dy asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Takuma Asano shënoi për vendësit në minutën e nëntë, kurse për mysafirët realizoi Kike Garcia.

Mallorca ka 36 pikë në vendin e tetë.

Alavesi po lufton për mbetje në elitë dhe ka 23 pikë.