Lajm i mirë për Përfaqësuesen tonë 9 ditë para ndeshjes kundër Islandës.

Në stërvitjen me skuadrën e tij Lille, ka bërë rikthimin Edon Zhegrova i cili vuante nga lëndimi që nga dhjetori.

Me gjasë mund të aktivizohet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit nesër, si dhe shtohen mundësitë që të ftohet edhe nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Këtë sezon, Zhegrova bëri 21 paraqitje ku shënoi 8 gola dhe 2 asistime për Lillen.