Ndeshja e javës së 26-të, Villarreal – Espanyol, e cila ishte planifikuar të fillonte nga ora 21:00, është shtyrë. Kështu ka njoftuar La Liga të hënën mbrëma.

“Për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe kushteve aktuale të motit në Castellon, është vendosur të shtyhet ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Espanyolit, e cila ishte planifikuar të luhej në ora 21:00”, shkruan në komunikatën e La Ligas.

Villarreali zë vendin e  pestë me 44 pikë, kurse Espanyoli zë vendin e 15-të me 27 pikë.