Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, edhe pse në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar nga banka rezervë, e ka ndihmuar shumë skuadrën e Atletico Madridit.
Sorloth në 37 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 14 gola dhe ka bërë dy asistime.
Shtatë prej 14 golave i ka realizuar kur është inkuadruar nga banka rezervë.
“Mundo Deportivo” ka shkruar se Sorloth tashmë është zëvendësuesi më i mirë në historinë e Atleticos në La Liga.
Sorloth e ka kaluar Jose Marinin dhe Angel Correan.
Marin gjatë edicionit 1997/1998 kishte realizuar pesë gola kur ishte inkuadruar nga banka rezervë kurse Correa në edicionin 2015/2016 kishte shënuar pesë gola.
29-vjeçari Sorloth është golashënuesi i dytë më i mirë tek Atletico këtë edicion.