Portieri polak, Wojciech Szczesny, më 2 tetor të vitit të kaluar u transferua te skuadra e Barcelonës.
Ai u kthye nga pensionimi për ta zëvendësuar të lënduarin Marc-Andre ter Stegen.
Szczesny në ndeshjet e para nuk startoi te Barça.
Por tashmë ish-portieri i Juventusit e ka fituar besimin e plotë të trajnerit të gjigantit katalunas, Hansi Flick.
Në ndeshjet ku Szczesny ishte në portë, Barça ende nuk ka pësuar humbje.
34-vjeçari Szczesny me Barçën ka kontratë vetëm deri në qershor të këtij viti.
Por ai ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe më gjatë te Barça.
“Nëse do të më pyesnit në fillim të sezonit, do të thosha se do të largohem. Por më
pëlqen koha që po e kaloj këtu. Familja ime është e lumtur, djali im e do shkollën, gruaja ime e pëlqen të jetë këtë. Unë jam i hapur për gjithçka”, ka thënë Szczesny, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.
Aktualisht portieri i parë i Barçës pas lëndimit të Ter Stegenit është Szczesny kurse portieri i dytë është Inaki Pena.