Legjenda e peshave të rënda në boks, George Foreman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, sipas familjes së tij, raporton BBC.
I njohur si “George i madh” në ring, amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe më të qëndrueshme në boks.
Ai fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe e mori titullin e botës në peshën e rëndë dy herë me 21 vjet diferencë. Herën e dytë, u bë kampioni më i vjetër në histori të boksit në moshën 45-vjeçare.
Titullin e parë, Foremani e humbi ndaj Muhammad Ali në luftën e famshme në vitin 1974.
Por në karrierën e tij, Foremani pati 76 fitore, përfshirë 68 me nokaut, pothuajse dyfishi i asaj të Aliut.
U tërhoq nga sporti në vitin 1997.