Pa Granit Xhakën dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, Zvicra barazoi 1:1 me Irlandën e Veriut, të premten mbrëma në miqësore.
Isaac Price kaloi në epërsi Irlandën e Veriut në minutën e 16-të. Për 1:1 shënoi Vincent Sierro në minutën e 29-të.
Andi Zeqiri luajti prej minutës së 59-të për Zvicrën, ndërsa Albian Hajdari qëndroi në stol.