Florent Hadërgjonaj asistoi në minutën e 23-të për Tonny Vilhenan dhe Alanyaspori kaloi në epërsi 1:0 ndaj Galatasarayt.

Por, skuadra e madhe turke u kthye me dy gola në pjesën e dytë, për ta fituar 2:1 ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës turke.

Kontribut në fitoren e Galatasarayt dha edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.

Aliti luan për Alanyasporin, por ishte i pafat në minutën e 51-të kur gabimisht e shtyu topin në portën e vet.

Në minutën e 62-të, Victor Osimhen e shënoi edhe një gol tjetër për mysafirët, që ishte gol i pikëve të plota.

Hadërgjonaj e Aliti luajtën deri në fundin e ndeshjes për vendësit.

Galatasaray me fitore shkëputet nga Fenerbahçe në shtatë pikë.

Galatasaray lider ka 68 pikë, ndërsa Fenerbahçe ka 61 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

https://streamin.one/uploads/f5e998cb.mp4#t=0.1