Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit italian.

Është raportuar se Zhegrova e ka njoftuar presidentin e klubit Lille, Olivier Letang, që nuk do ta vazhdojë kontratën.

Kontrata aktuale me Lillen i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Lille për ta liruar Zhegrovën kërkon 40 milionë euro.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata shumë të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një kalim të mundshëm të kosovarit te napolitanët.

Nga dhjetori, Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.