Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka arritur shifër jubilare të paraqitjeve në Bundesligë.

Memeti, që luan në sulm, tashmë i ka 100 ndeshje në elitën gjermane. Këtë e bërë të ditur të martën skuadra e Erëleta Memetit, Hoffenheimi.

25-vjeçarja te Hoffenheimi është prej vitit 2022. Në Bundesligë ka luajtur edhe për Freiburgun.

Ajo është lidere e Kosovës, ndërsa po paraqitet fuqishëm edhe në Bundesligë.

Në 100 ndeshje, Memeti i ka 24 gola e 11 asistime.

Këtë edicion i ka pesë gola e pesë asistime në 17 paraqitje.