Portieri brazilian, Ederson, ka bërë një tjetër asistim për skuadrën e Manchester Cityt.

Edersoni asistoi në fitoren 5:2 të Cityt të shtunën pasdite ndaj Crystal Palacet.

Braziliani asistimin e bëri te goli i katërt i Cityt që e realizoi James McAtee në minutën e 56-të.

Për 31-vjeçarin, Ederson, ky ishte asistimi i katërt këtë edicion.

Ai është bërë edhe portieri që ka më së shumti asistime në histori të Premier Leagues.

Edersoni ka shtatë asistime në 272 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në elitën e futbollit anglez.