Skuadra e Espanyolit nuk e ka përjashtuar mundësinë ta mbajë edhe më gjatë në skuadër mbrojtësin, Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Shqipërisë është i huazuar nga Roma tek Espanyoli deri në përfundimin e këtij edicioni. Por drejtuesit e klubit spanjoll janë të kënaqur me paraqitjet e Kumbullës.
“Lagradaonline”, ka raportuar të hënën se Roma nuk llogaritë më në shërbimet e Kumbullës.
Mësohet se ende nuk ka bisedime mes dy klubeve për një transferim të përhershëm të Kumbullës tek Espanyoli.
Po ashtu Espanyoli përveç Kumbullës dëshiron që edhe Alex Kralin dhe Roberto Fernandezin t’i mbaj në skuadër.
25-vjeçari Kumbulla me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Këtë edicion në 29 ndeshjet e zhvilluara, Kumbulla ka shënuar dy gola.