Fenerbahçe ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Turqisë dhe ka mbajtur të hapur garën për titull të kampionit me Galatasarayn. Fneri fitoi në udhëtim të dielën 3:1 ndaj Sivassporit, që lufton për mbijetesë në elitën turke të futbollit. Ndeshja i takoi xhiros së 31-të.

Golin e parë për Fenerin e shënoi Talisca në minutën e 42-të, ndërsa dy golat tjerë i shënoi Dushan Tadiq, në mentën e 47-të dhe 90-të. Për Sivassporin golin e nderit e shënoi Efkan Bekiroglu. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 57-të. Sivassporit në minutën e 85-të iu përjashtua me karton të kuq, Urosh Radakoviq.

Fenerbahçe është në vendin e dytë me 71 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa Sivasspori në vendin e 16-të nga 30 ndeshje.