Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pasi Mike Maginan u zëvendësua nga loja pas një përplasje të frikshme gjatë fitores me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Udineses mbrëmjen e së premtes.
‘Rossonerët’ morën një fitore të madhe në udhëtim falë golave nga Rafael Leao, Strahinja Pavlovic, Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders.
Sidoqoftë, pati disa momente paniku në më pak se 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, kur portiere Maignan ra për pak kohë pa vetëdije në tokë pas një përplasje kokash me bashkëlojtarin e tij Alex Jimenez.
Reprezentuesi francez doli nga porta e tij në përpjekje për ta spastruar një top me kokë, por fatkeqësisht ai u përplas me kolegun e tij dhe u detyrua të largohet nga fusha me barelë.
Teknikisht, Milani ka thyer një rregull mjaft të veçantë të Serie A pasi Maignan u largua nga fusha.
Maignan ishte kapiteni i Milanit në atë ndeshje dhe ai u zëvendësua me shiritin e kapitenit në krahë. Sapo u largua ai, Milani luajti 40 minutat e mbetura pa kapiten zyrtar në fushë.
Në rastet e tjera, Theo Hernandez është zëvendëskapiteni dhe ai ishte ende në fushë, por pa shirit në krahë.
Kjo do të thotë se ka një risi në atë që francezi u bë ‘kapiteni’ i parë që shënoi pa mbajtur shiritin në krahë që kur u fut ky zakon.
Milani teorikisht mund të gjobitet për faktin se ata nuk kishin një kapiten zyrtar në fushë, por ka të ngjarë të shmangin çdo formë ndëshkimi sipas Gazzetta dello Sport.
Ata shpjegojnë se gjyqtari Juan Luca Sacchi duhet të kishte vënë re gabimin dhe duke pasur parasysh rrethanat, do të ishte e ashpër nëse kuqezinjtë do të dënoheshin.