Newcastle United është ngritur në vendin e katërt në Premier League dhe për herë të parë fitoi dy herë në elitën e futbollit anglez ndaj Manchester Unitedit që nga sezoni 1930/31, falë fitores së thellë 4:1 në “St.James’ Park” të dielën.

Newcastle zë vendin e katërt me 56 pikë. Manchester United zë vendin e 14-të me 38 pikë.

Sandro Tonali hapi serinë e golave në minutën e 24-t. Më  pas Unitedi barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Alejandro Garnachos në minutën e 37-të. Por Newcastle shënoi edhe tri gola tjerë për fitoren e thellë 4:1. Harvey Barnes shënoi golin e dytë dhe tretë për Newcastlen. Fillimisht golin për 2:1 e shënoi në minutën e 49-të e më pas për 3:1 në minutën e 64-t. Për 4:1 shënoi Bruno Guimaraes. Ai realizoi golin e katërt për Newcastlen në minutën e 77-të.