Paris Saint-Germaini është mposhtur të martën mbrëma në “Villa Park” në Birmingham, por megjithatë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez pësoi 3:2 nga Aston Villa, të martën mbrëma. Por u kualifikua falë rezultatit të përgjithshëm 5:4, përkatësisht për shkak të fitores më të thellë në ndeshjen e parë çerekfinale, 3:1.
Parisienët e nisën mirë edhe ndeshjen në Angli. Achraf Hakimi shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa Nuno Mendes shënoi në minutën e 27-të për 2:0.
Por skuadra e Unai Emery nuk u dorëzua.
Youri Tielemans ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 34-t. Rezultatin në 2:2 e barazoi John McGinn në minutën e 55-të. McGinn ishte asistues në golin e parë.
Menjëherë në minutën e 57-të Ezri Konsa shënoi për epërsinë 3:2 të skuadrës angleze. Ai realizoi me asistim të Marcus Rashfordit.
Shifrat më nuk ndryshuan përkundër përpjekjeve të skuadrës vendase.
Parisi bëri vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane, derisa Villa merr krenarinë e një kampanje shumë të mirë në Champions.