Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tri gola të tjerë në fitoren e Baselit 5:0 ndaj Yverdonit. Ndeshja Basel – Yverdon i takon xhiros së 33-të, të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Zvicrës në futboll.
Shaqiri fillimisht shënoi golin për 2:0 në minutë ne 27-të, ndërsa më pas asistoi për dy golat e realizuar nga Benie Trarore.
Shaqiri 33-vjeçar shërbeu nga distanca Traroren që shënoi për 3:0 në minutën e 30-të. Shtatë minuta më vonë, Shaqiri sërish shërbeu Traoren, i cili pasi u lirua nga mbrojtësit e Yverdonit, shënoi për rezultatin 4:0.
Shaqiri dha edhe një tjetër asistim. Ai asistoi edhe në golin e pestë të shënuar nga Philip Otele. Me asistim të Shaqirit, Otele shënoi golin në minutën e 56-të.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 76-të. Edhe Leon Avdullahu e Albian Ajeti u zëvendësuan në minutën e 58-të.
Baseli e mbylli në vendin e parë stinorin e rregullt në Superligë me 61 pikë. Kampioni vendoset pas ndeshjeve të plejofit.




























