Trepça ka shënuar fitore në xhiron e fundit të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Trepça të shtunën mbrëma në kuadër të javës së 28-të e mposhti Borën me rezultatin 92:80 në palestrën “Minatori”. 

Për skuadrën nga Mitrovica kjo ishte fitorja e tretë rresht. 

Trepça pas kësaj fitore ka 47 pikë. Bora ka 37 pikë.

Trepça dhe Bashkimi tashmë i kanë siguruar gjysmëfinalet e plejofit pasi do të përfundojnë në dy vendet e para. 

Bora përfundon kampionatin në vendin e shtatë dhe luan në plejaut. 

Më i dalluari në fitoren e Trepçës është Tekele Cotton i cili realizoi 13 pikë, pesë kërcime dhe 11 asistime. 

Lojë të mirë te Bora pati Dion Haxhosaj me 15 pikë dhe pesë kërcime.