Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit u zëvendësua në ndeshjen e parë gjysmëfinale, kur skuadra franceze e mposhti atë angleze, Arsenalin, 1:0. Ai është lënë në bankën rezervë nga trajneri spanjoll, Luis Enrique. 

Tek Arsenali në javën e kaluar mungoi mesfushori Thomas Partey për shkak të suspendimit. Ai është kthyer në 11-shen titullarë. Declan Rice është kthyer në pozitën që ka luajtur më herët.   

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet në “Parkun e Princave”. 

Të dyja ekipet e synojnë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve. 

PSG-ja u mposht nga Bayern Munichu në finalen e edicionit 2019/20 në Lisbonë, ndërsa në vitin 2006, Arsenali u mposht nga Barcelona në “Stade de France”.

Formacioni i PSG-së: 

Donnaruma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz, Barcola, Doue, Kvaratskhelia

Formacioni i Arsenalit: 

Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Odegaard, Partey, Rice, Saka, Merino, Martinelli