Lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridi me rezultat 4-3 në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligës, në një El Clasico joreale për të cilën do të flitet me vite, dhe triumfi mund të kishte qenë më bindës nëse goli i Fermin Lopez në minutat shtesë të ndeshjes do të ishte pranuar.

Goli u anulua për shkak të një prekjeje me dorë më herët gjatë aksionit, dhe tani pamjet nga dhoma e VAR-it kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë midis tifozëve të Barcelonës.

Konkretisht, gjyqtari në dhomën e VAR-it, Martinez Munuera, e paralajmëroi gjyqtarin kryesor Hernandez Hernandez që ta anulonte golin sepse, pasi sipas mendimit të tij, topi i kishte rënë në dorë Ferminit.

Megjithatë, ajo që shkaktoi revoltën ishte një zë i panjohur në sfond të regjistrimit, i cili mund të dëgjohet për një moment duke thënë: “Faleminderit Zotit!” (në sekondën e 37-të të videos së bashkangjitur).

https://x.com/Joshua__Ubeku/status/1921717163074744815?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1921717163074744815%7Ctwgr%5Ec728774c1740fe476bea7b75e51a02a5a9a75cf2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fskandal-ne-spanje-pas-golit-te-anuluar-te-barcelones-faleminderit-zotit-degjohet-ne-dhomen-e-var%2F

Siç pritej, videoja u bë shpejt virale, dhe fansat shprehën pakënaqësinë e tyre në komente për shkak të kësaj mënyre komunikimi.

Kujtojmë që Barcelona fitoi 4-3 mbrëmë në ‘Montjuic’, duke e mposhtur kështu Real Madridin për herë të katërt këtë sezon me një diferencë golash prej 16:7.