Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka shënuar fitore 1:0 ndaj Shqipërisë U19 në kuadër të turneut triangolar të organizuar nga FSHF-ja.

Golin e fitores për “Dardanët” e rinj e realizoi Medjen Llumnica në minutën e 74-t.

Kosova U19 të shtunën e kaluar fitoi edhe ndaj Moldavisë me rezultatin 4:3.

Për Shqipërinë U19 ishte disfata e dytë rresht pasi të enjten e kaluar u mposht edhe nga Moldavia me rezultatin 1:0.

“Jam i kënaqur me rezultatin, derisa me lojën me dhe pa top vetëm pjesërisht. Mendoj se kemi bërë një hap të mirë përpara. Nuk është ende gjithçka ashtu siç dua unë, por mendoj se jemi mirë të përgatitur për ndeshjet kualifikuese. Dua të falënderoj stafin tim dhe djemtë për angazhimin, kohën dhe energjinë e shfaqur në këto dy ndeshje”, ka deklaruar përzgjedhësi i Kosovës U19 Albert Bunjaku të hënën për faqen zyrtare të FFK-së.

Këto ndeshje u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2025.

Kosova U19 bënë pjesë në Grupin e 12-të në kualifikueset e Evropianit së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë. Ndeshjet zhvillohen në Norvegji më 8, 11 e 14 tetor.