Milani ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillen për transferimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot, ka njoftuar gazetari i njohur italian Fabrizio Romano.

Rabiot është dakorduar të nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën.

Rabiot 30-vjeçar ishte pjesë e Juventusit për pesë vjet. Ai u largua nga skuadra italiane verën e vitit të kaluar, ndërsa firmosi kontratë dyvjeçare me Marseillen.<më herët=”” luajti=”” për=”” paris=”” saint=”” germainin=”” plotë=”” gjashtë=”” vjet. <=”” p=””></më>