Malisheva e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dielën, Malisheva e mposhti Ferizajn në udhëtim me rezultatin, 2:0, në kuadër të xhiros së 15-të.
Dy golat skuadra e Malishevës i realizoi në pjesën e dytë.
Etnik Brruti e realizoi golin e parë në minutën e 54-t me asistim të Laurent Xhylanit.
Elom Nya-Vedji në minutën e 79-të shënoi për 2:0.
Malisheva edhe xhiron e kaluar fitoi ndaj lideres Prishtinës me rezultatin, 2:0.
Për Malishevën kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion, krahas një barazimi dhe shtatë disfatave. Është ngritur në pozitën e pestë me 22 pikë.
Për Ferizajn kjo ishte ndeshja e katërt rresht pa fitore.
Ferizaj e zë vendin e parafundit me 15 pikë.




























